Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk po gjejnë paqe në rezidencën e tyre “Montecito”, pasi për herë të dytë brenda 12 ditëve është tentuar nga grabitësit që të hyjnë brenda godinës.

Policët u njoftuan për dy grabitje të mundshme në rezidencën që ndodhet në Kaliforni, në një kohë që çifti dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet, besohet se gjendeshin brenda kur u ndezën alarmet.

Të dhënat e policisë së Santa Barbara tregojnë se policët vrapuan drejt shtëpisë 11 milionë paundëshe në përvjetorin e martesës së çiftit më 19 maj, në orën 17:44.

Ata iu përgjigjën një alarmi të dytë ndërhyrës më 31 maj në orën 15:21, vetëm disa orë përpara se Harry dhe Meghan të kapnin një avion privat në Britani për Jubileun e Platiniumtë të Mbretëreshës.

Frika e sigurisë në Kaliforni vjen pasi Harry fitoi lejen për të paditur Ministrinë e Brendshme, duke pretenduar se nuk ndihet i sigurt në Mbretërinë e Bashkuar pasi truprojat e tij të financuar nga taksapaguesit u hoqën.

Dyshja kanë rinovuar një qira në Frogmore Cottage si shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është marrë në mbrojtje 24-orëshe të armatosur nga policia pasi ndodhet brenda pronës së Mbretëreshës në Ëindsor.

Ndërsa në SHBA, ata kanë punësuar ish-truprojën e ish-presidentit Barack Obama, Christopher Sanchez dhe ish-shefin e sigurisë së Michael Jackson, Alberto Alvarez për të ruajtur sigurinë e tyre.

Të dhënat e policisë tregojnë se ka pasur gjashtë thirrje alarmi sigurie në shtëpinë e tyre në SHBA në 14 muajt e fundit. Të dyja telefonatat në maj u regjistruan si “shkelës”, “krime pronësie” dhe “rrethana të dyshimta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb