Dasma e vitit, e planifikuar për në qershor në Britaninë e Madhe midis Dukës së Westminsterit, Hugh Grosvenor dhe Olivia Henson në Katedralen Chester, nuk do të ketë pjesëmarrjen e Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët nuk ishin të ftuar në dasmën mbretërore, ka bërë të ditur shtypi britanik.

Sipas tabloidit The Sun, vendimi u mor për të shmangur “sikletin e mundshëm për familjen mbretërore”, pas polemikave dhe akuzave të fundit për racizëm që synonin dy anëtarë të lartë të familjes mbretërore.

Libri klandesitn ‘Endgame’ potencialisht shkatërrues për monarkinë britanike në fakt do të identifikonte Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën e ardhshme Kate, gruan e trashëgimtarit të fronit dhe Princit të Uellsit William, si protagonistë të komenteve për ngjyrën e lëkurës së Archie, Harry dhe Meghan.

Deklarata të denoncuara tashmë nga vetë Dukat e Sussex-it në një intervistë me mbretëreshën e emisioneve amerikane Oprah Winfrey.

Sipas raportimeve në dasmën e vitit do të jenë të ftuar mbreti Charles, mbretëresha Camilla dhe princi dhe princesha e Uellsit.

Hugh Grosvenor është një mik i ngushtë i familjes mbretërore dhe duket se ka vendosur të mos i ftojë Sussexes “për të shmangur një përplasje familjare në Shtëpinë e Windsor.

The Sun shton se me një pasuri të vlerësuar prej 10 miliardë funte, Duka i Westminsterit, 32 vjeç, quhet “Beqari më i pasur i Britanisë” dhe është përshkruar si ”pronari i gjysmës së Londrës”,

Olivia Henson, 30 vjeçe, gruaja e tij e ardhshme, ndoqi të njëjtën shkollë si Kate, Kolegji Marlborough, në Wiltshire.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb