Anglia dhuroi show në sfidën e parë të Botërorit duke luajtur “tenis” me Iranin, një fitore e thellë 6-2 që ngroh “tre luanët”, por trajneri Southgate nuk e ka bërë gjumin i qetë, dy golat e pësuar ishin një kambanë alarmi. Anglia ka shansin që sot në mbrëmje përballë SHBA të sigurojë një biletë për në fazën e 1/16 një xhiro përpara fundit, anglezët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në pesë përballjet ndërmjet tyre, Anglia ka fituar tre, barazuar 1 dhe humbure një ndeshje, por ajo daton në vitin e largët 1950.

Lajmet që vijnë në vigjilje të këtij takimi janë pozitive, kapiteni Harry Kane edhe pse është stërvitur i diferencuar, pas një problemi në kavilje, do të zbres në fushë nga minuta e parë.

Lajme të mira vijnë edhe për Maguire i cili do të jetë në dispozicion të Southgate:

“Kane është mirë. Ka punuar i diferencuar, por do të jetë në fushë.

Kë dëshiroj të evitojë në fazën e 1/16? Tani mendojmë vetëm për SHBA, është e kotë të shohësh përpara. Luajmë kundër një ekipi shumë të motivuar dhe i respektojmë jashtëzakonisht shumë. Ata kanë cilësi të mira atletike dhe janë të organizuar, nuk besoj se ka vend për nënvlerësim”, theksoi Southgate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: