TIRANË

“Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit.”- kështu u shpreh zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjata konferencës së fundvitit për mediat.

“Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit. Sot kemi 6 Gjykata Apeli që kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje dhe vetëm me një gjykatë eliminohet ky rrezik dhe është mundësi e mirë për efektivitet në gjykim.

Kjo hartë gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë. Një hartë gjyqësore që i strukturon institucionet gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Numri i gjyqtarëve është një problem tjetër.
Numri i tyre dhe i prokurorëve duhet ët jetë shumë më i larë nga ç’është. Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Kjo është çështje tjetër që besoj se në mënyrë graduale do e ketë dhe zgjidhjen. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: