RROGOZHINË- Investimi për By Passin e Rrogozhinës u inspektua sot nga vetë ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili vlerësoi ecurinë e punimeve në këtë projekt.

Teksa deri tani kanë përfunduar 40% e punimeve të këtij segmenti rreth 5 km, ministri i ka kërkuar firmës që po zbaton projektin të rishikoj shtimin e nënkalimeve me qëllim krijimin e lehtësirave për banorët e kësaj zone me potenciale ekonomiko bujqësore.

“Ndryshim projekti për shtimin e nënkalimeve. Ndërkohë do bëhet koordinim me hekurudhën për ndërtimin rrugës, ndaj duhet të tregohet kujdes për cilësinë e punimeve”, tha Haxhinasto. By-Passi i Rrogozhinës me vënien në funksion lehtëson trafikun ndjeshëm, pasi anashkalon qytetin duke lidhur akset nacionale që përshkojnë zonën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: