Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, deklaroi se e ka takuar në ambientet e paraburgimit Ilir Metën.

Ai tha se përballja e Metës në gjykatë të hënën, do tregoi se të gjitha akuzat do të bien një nga një.

“Kjo filloi si një çështje skandaloze që me arrestimin e tij në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo etike dhe ligji. Është në dijen publike, është e rëndë në të gjitha aspektet. U shkel rëndë konventa europiane për trajtimin e tillë. Shkeljet ligjore kanë qenë të pafundme. Nga e hëna do të nisë dhe çmontimi i akuzave një nga një. Kjo do të bëhet duke u thënë e vërteta. Dhe e vërteta do të dalë. Akuzat e pretenduara në dosje për shkelje ligjore, do të bien një nga një. Jemi përtej afateve. Hetimi nisi shumë më parë arrestimit. Procesi do të tregojë se akuzuat janë të pabazuara në fakte. Ka pasur pak raste që kam komunikuar me të. E kam takuar. Por ka qenë e limituar si mundësi. Është në gjendje energjike dhe kurajoze, është i karikuar shumë pozitivisht. I bindur në të drejtën e tij. Ai është person që ka dhënë shumë për vendin e tij. Nëse Meta do të ishte jashtë, do të ishte një katalizator i fortë nga ana e opozitës për të denoncuar qeverinë, ndaj është atje ku është.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: