Në një reagim në Facebook, Helidon Bushati shprehet se Shqipëria ka çmimet më të larta të naftës dhe benzinës, jo vetëm në rajon, por në rang global.

Ai thekson se abuzuesi kryesor në vend është Bordi i Transparencës.

Statusi i plotë:

PSE SHQIPËRIA KA ÇMIMET MË TË LARTA TË NAFTËS  DHE BENZINËS JO NË RAJON, POR NË RANG GLOBAL❓

Për të kuptuar sa më qartë realitetitin mund të krahasmohemi thjeshtë me rajonin.

Sot në Shqipëri ashtu sikurse në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë apo Serbi, nuk prodhohet asnjë litër benzinë apo naftë e përpunuar. Pra karburant i gatshëm për të furnizuar automjetet.

Të gjithë vendet e përmendura më lartë furnizohen në të njëjtat korporata të huaja, që bëjnë shitjet e mëdha të hidrokarbureve.

PRA KOMPANITË VENDASE, NAFTËN  ME SHUMICË E MARRIN ME TË NJËJTIN ÇMIM❗️

Ajo që më pas ndikon dhe diferencon çmimet janë poltikat fiskale që çdo qeveri implementon.

Të dhënat më poshtë, tregojnë çmimet në dollarë të çdo litre naftë apo benzinë  në vendet e rajonit në një datë të caktuar.

⛽️ 6 shtator 2022

? Shqipëria, Benzina 197.2 lekë, Nafta 243.6 lekë

? Serbia, Benzina  174 lekë, Nafta 197.2 lekë

? Mali i Zi, Benzina 150.8 lekë, Nafta 174 lekë

? Maqedonia e Veriut, Benzina 162,4 lekë, Nafta  185,6 lekë

? Bosnjë Hercegovina,Benzina 162.4 lekë, Nafta 185.6 lekë

? Kosova, Benzina185.6 lekë Nafta 208.8 lekë

Për ta bërë dhe më të qartë:

Në mëngjesin e datës 31 gusht, 1 (një)litër naftë në Shqipëri tregtohej me 248 lekë për litër (pasdite u ul me 9 lekë për litër).

Në Maqedoninë e Veriut, po në mëngjesin e  31 gushtit nafta tregtohej me 193 lekë për litër.

? Pra  55 lekë më lirë se në vendin tonë❗️

Në Kosovë, në të njëjtën datë apo në të njëjtën orë nafta tregtohej në tregun e pakicës me 205 lekë.

?Pra  43 lekë më pak, se në vedin tonë❗️

Pse ndodh kjo?! Qeveria dhe kryeministri thonë se çmimi i lartë lidhet me taksën e qarkullimit.

Në fakt kjo ndikon, por e vërteta nuk është e plotë❗️

Taksa e qarkullimit në vendin tonë është 27 lekë për litër naftë apo benzinë, por diferenca me çmimin krahasuar me vendet e rajonit ndjeshëm është më e lartë❗️

Pra nëse nuk do aplikohej taksa prej 27 lekë/litër, perseri çmimet e karburantit do të ishin shumë më të larta në vendin tonë krahasuar me vendet e rajonit.

Kjo na tregon  qartë se ajo çfarë po ndodh në vendin tonë perveç mbingarkesës fiskale ka  një abuzim, e abuzuesi kryesorë momental është i ashtuquajturi ❌ BORDI I TRANSPARENCËS❌

Kjo tregon se qeveria jo vetëm që ka vullnet zero të ndërmarrë politika për perballimin e rritjes së pëgjithëshme të çmimeve të karburanteve në tregjet botërore, por e mbingarkon me borde abuzuese❗️

Më poshtë gjeni të dhëna mbi taksat mbi naftën për shtetet e rajonit.

✔️KOSOVA

 

Nafta:

  • Akcizë 0.36 euro litër
  • TVSH 18%, 0.26 euro litër
  • Taksa gjithsej 0.62 euro për një litër, ose 72.5 lekë

 

Benzina:

  • 0.385 euro akcizë
  • TVSH 18% 0.24
  • Taksa gjithsej 0.62 euro litri, ose 73 lekë për litër.

 

✔️MAQEDONIA E VERIUT

  • Nafta:
  • Akcizë , 0.254 euro
  • Taksë mjedisi, 0.05 euro
  • Taksë mbi stokun, 0.05 euro
  • TVSH 18% 0.24 euro/litër
  • Gjithsej 0.5 euro litër ose 58.5 lekë për litër

 

Benzina

  • Akcizë, 0.36 euro
  • Taksë mbi stokun, ose 0.015 euro
  • Taksë për ambientin, 0.013 euro
  • Tvsh 18% ose 0.23 euro
  • Gjithsej 0.59 euro, ose 69.3 lekë.

 

✔️NË SHQIPËRI

Nafta:

  • Akcizë 38.2 lekë
  • Taksëkarboni 3 lekë
  • Taksë qarkullimi 27 lekë
  • Tvsh 20% 41.3 lekë
  • Taksë, markimi, skanimi, kolaudimi i pompave dhe gjithë taksat lokale (rilicencimi, trualli, ndërtesa, reklama) 10 lekë për litër
  • Total 119.5 lekë për një litër naftë.

Benzina:

  • Akcizë 38.2 lekë
  • Karbon 1.5
  • Qarkullim 27
  • Tvsh 33.5
  • Dhe të tjera 8.5
  • Total, 108.7 lekë për litër.

Në total, në Shqipëri paguhen taksa 47 lekë  dhe 36.5 lekë për litër,  përkatësisht për naftën dhe benzinën më shumë se sa në Kosovë❗️

Në krahasim me Maqedoninë e Veriut paguhet përkatësisht për naftën dhe benzinën 61 dhe 39.4 lekë më shumë❗️

Nëse zbritet diferenca në taksa, në Shqipëri nafta e tregtuar me 248 lekë do të ishte shitur me 187 lekë, nga 193 që tregtohej në Maqedoninë e Veriut❗️

Në krahasimin me Kosovën, çmimi do të ishte 201 lekë, nga 205 lekë që e tregtonte Kosova❗️

Qartë bie ne sy fakti se sot shqiptarët paguajnë shtrenjtë çmimin e naftës për dy arsye:

❌Mbingarkesën fiskale

❌Bordin abuzues

⭕️ Prandaj përballë krizës, është emergjencë ndërhyrja në reduktimin e disa taksave që do të lehtësonin çmimin e naftës dhe benzinës.

Tregu do duhet ti kthehet lirisë, duke pushuar menjëherë “BORDIN ABUZIV TË ÇMIMEVE”.

Për aq kohë që kjo nuk do të ndodh Shqipëria do të vazhdojë të rënditet me çmimet më të larta të naftës në rang global. Sipas Global Price Indeks, Shqipëria u rëndit 14 -ta në botë për çmimin e një litër nafte duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Singapori dhe Gjermania.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb