Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre, i pyetur nga gazetari i News 24, Ervis Kuçi shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

Kujtojmë se një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: