Vijon fluksi i qytetarëve të paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.

Nga mbrëmja e kaluar dhe deri në këto momente i janë drejtuar spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e dielë dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital.

Në total numri i persona të paraqitur me simptoma të helmimit shkon në 320. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se në qytet ka janë dy depozita uji. Të dyja depozitat kanë qenë të mbyllura dhe të ruajtura me roje dhe kamera. Dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza dhe uji i pijshëm.

Mësohet se qytetarët me këto simptoma janë nga lagje të ndryshme të qytetit të Krujës. Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Situata ka filluar të dielën dhe vijon edhe mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb