Fjalë që nënkuptojnë konfirmimin e Niko Kovaç në stolin e Bajernit të Mynihut dhe për sezonin e ardhshëm, ato që tha Uli Hënes karshi kroatit. “Kur një trajner arrin finalen e DFB Pokal në sezonin e parë dhe është mes katër të parëve në renditje me 4 javë nga fundi i kampionatit, do të thotë se ka bërë një punë të mirë. Nuk kemi përse të qahemi,” ka deklaruar ai për spox.com, ndërsa më pas shton.

“Nuk ende të qartë pse ka akoma njerëz që e vënë në diskutimm jemi një pikë sipër Borusias së Dortmundit dhe me një golavarazh më të mirë sesa ata. E dimë se çdo shkarje do të jetë vendimtare, por çdo gjë e kemi ne në dorë. Duhet vetëm të bëjmë atë që po bëjmë. Jam krenar për skuadrën”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: