Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me heqjen e vizave me Kinën për shtetasit shqiptarë, teksa ka shkruar se ky është një zgjerim i ‘Ballkanit të Hapur’ të Vuçiçit drejt Lindjes.

Sipas tij ky është një tregues i vartësisë së Ramës prej presidentit serb në një kohë kur një qasje të tillë vizash ndaj Kinës e ka vetëm Serbia e Bosnja në Europë.

Shehu shtoi se kjo lëvizje është një shërbim i Ramës për Ballkanin e Hapur dhe për Rusinë si partnere e ngushtë e Kinës, ndërsa e cilësoi atë si provokim ndaj NATO-s dhe SHBA-së.

Postimi i plotë:

Mbas Kines mbetet Rusia per t’i hequr rregjimin e vizave!

Nje “zgjerim” ky i “Ballkanit te hapur” te Vucicit drejt Lindjes, ashtu sic pritej.

Nje tregues ky i vartesise se Rames prej tij, ne nje kohe kur nje rregjim te tille vizash ndaj Kines e ka vetem Serbia e Bosnja ne Europe.

Nje sherbim ky i Rames e i “Ballkanit te hapur” edhe ndaj Rusise, si partnere e ngushte e Kines.

Nje goditje e rende edhe per Kosoven e Rajonin.

Kujtoni ato pamje e qendrime te Kines e ambasades se saj ne Beograd gjate bombardimeve te NATO…por jo vetem atehere, deri me sot!

Nje provokacion anti NATO ky i Qeverise se Shqiperise, qe kryhet pikerisht kur provokacionet serbe ndaj Kosoves jane ne pika kulminante.

Provokacion ky edhe ndaj vete ShBA, ne nje kohe qe tensionet me Kinen jane shume lart, duke u konkretizuar me mundesine e perplasjes ne Taiwan.

Provokacion edhe ndaj vendeve te BE, asnje nga keto vende, apo antaret e NATO nuk bejne nje hap te tille.

Nje proces tejet i rrezikshem ky, i filluar me “Ballkanin e hapur” e i drejtuar kunder aspiratave tona.

Nje strategji e “vizion” anti Perendim e anti Europe i Rames qe tashti po konkretizohet duke tentuar te degdisi Shqiperine sa me larg ne Lindje.

Aty ku mund te mbijetojne autokratet…

Fatkeqesisht historite lindore te Shqiperise, te sulltaneve apo diktaturave komuniste, po perseriten per te “zezen” e ketij vendi e populli.

Dhe ato hije te te kaluares do te vazhdojne te “erresojne” jeten tone per aq kohe sa ky popull te qendroje i “pergjumur”!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: