Kristal Abazaj realizoi dy gola në fitoren 1-2 të Tiranës ndaj Egnatias.

“Është një fitore shumë e rëndësishme, që të shijon shumë. Jam shumë i kënaqur për 2 golat, sepse më në fund arrita të zhbllokohem. Golin e dytë e shënoi e gjithë skuadra, prandaj jam shumë i kënaqur për fitoren që morëm. Ne jemi Tirana dhe luajmë vetëm për fitore, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë.

Nuk e kemi menduar fare ndeshjen me Partizanin, pasi ka kohë. Mendojmë për rikuperimin e lojtarëve dhe ndeshjen e radhës. Tani kam eksperiencë dhe mund të luaj edhe në qendër të sulmit. Është një moment i vështirë për mua, pasi rrezikoj të dëmtohen sërish dhe shpresoj që nga dita në ditë të përmirësohem. ” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb