Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë hetimet për të shtënat e ndodhura gjatë Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku dyshohet se objektiv i sulmit ka qenë presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së tij.
Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, deklaroi për NBC News se “gjetjet paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër figura të larta të administratës amerikane, përfshirë presidentin, por theksoi se hetimet janë ende në fazë fillestare.
Sipas autoriteteve, motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe i dyshuari nuk po bashkëpunon me hetuesit. Ai pritet të dalë në gjykatë federale me akuza për sulm ndaj një oficeri federal, përdorim të armës së zjarrit dhe tentativë vrasjeje.
Hetuesit po verifikojnë lëvizjet e tij, përfshirë udhëtimin nga Los Angeles në Uashington DC përpara ngjarjes, si dhe qëndrimin në hotelin ku u zhvillua aktiviteti.
Ngjarja ndodhi gjatë darkës vjetore të korrespondentëve në Uashington DC, ku presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan menjëherë nga shërbimi sekret pas të shtënave. Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari është arrestuar dhe hetimet po vijojnë.
