Një automjet fuoristradë shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin-Spandau.

Sipas raporteve të mediave, banorët raportuan një shpërthim të fortë të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërkohë që pjesët e makinës ‘fluturuan’ në ajër deri në 30 metra larg.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u lëndua asnjë person. Mediat gjermane raportojnë se makina ishte në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti të cilit nuk dihet. Ajo që përjashtohet është një defekt teknik, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb