Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një 70-vjeçar është hedhur nga ura e ‘Ali Pashës’ dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se i moshuari, Servet Koçiu, është hedhur nga një lartësi prej 40 metrash, ndërsa ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë viktimën të ndërmerrte aktin ekstrem.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb