Është hedhur sërish uji me kimikate nga policia, me qëllim që protestuesit të largohen nga Ministria e Durrësit.
Tashmë është hedhur sasi e madhe e ujit me kimikate nga ana e efektivëve.
Nuk janë kursyer as mediat, teksa me këtë kimikat është spërkatur edhe operatori i News24.
Pas kësaj, kanë reaguar menjëherë edhe protestuesit. Ata kanë djegur reklama.
Ndërkaq, policia po bëhet gati që të ndërhyjë, teksa synimi është largimi i të rinjve nga rrugët. Mirëpo, rezistenca është e fuqishme.
