Pritjes i vjen fundi me Shqipërinë dhe Kosovën që njohin rivalët e tyre në kualifikueset e Euro 2020. Goglat vendosin kuqezinjtë në grupin H ku peshkojmë as më shumë e as më pak. por kampionët në fuqi të Botës, Francën e Didje Deshamps.

E shkuara e freskët na sjell në kujtesë kualifikueset e evropianit të fundit ku sërish në grup kishin ‘gjelat’, me ekipin e De Biasi që i mposhtë ne “Elbasan Arena” dhe pse për trikolorët ishte një ndeshje miqësore. Panuçi rigjen sërish Turqinë, një skuadër të cilën e thyen në përballjen e fundit me një dopjetë të Armando Sadkut, mbase ndeshje me e bukur që Shqipëria ka zhvilluar në erën Panuçi.

Së bashku me Francën dhe Turqinë, në grupi H goglat na rezervuan edhe Islandën, “hirushja” e “Euro 2016” por dukshëm në rënie që nga ajo aventure e tyre të parë në një europian. Moldavia dhe Andora kompletojë grupin e Shqipërisë, dy rivalë më të lehtë në letër por që nuk mund të nënvlerësohen kurrsesi, aq më tepër tani ku Shqipëria duket e prekshme nga çdo skuadër. Në pozitat ku ndodhen kuqezinjtë është e vështirë të thuash se është një short i favorshëm por gjithsesi goglat u tregun deri diku të mëshirshme, pasi përjashto këto Francën, Shqipëria mund ta luaj fatin përballë çdo skuadre tjetër.

Kosova debuton për herë të parë në një Europian dhe përballë do të kenë pikërisht ata që e shpikën këtë sport, Anglinë. Në një grup me 5 skuadra, dardanët “peshkojnë” dhe Malin e Zi, një derbi ballkanas që e bën dhe më të bukur këtë grup. Republika Ceke dhe Bullgaria janë dy ekipet e tjera që plotësojnë grupin A.

LSHORTI

Grupi A

1- Angli

2- Republika Çeke

3- Bullgari

4- Mali i Zi

5- KOSOVA

Grupi B

1- Portugali

2- Ukrainë

3- Serbi

4- Lituani

5- Luksemburg

Grupi C

1- Holanda

2- Gjermani

3- Irlanda e Veriut

4- Estonia

5- Bjellorusi

Grupi D

1- Zvicra

2- Danimarkë

3- Irlanda

4- Gjeorgjia

5- Gjibraltar

Grupi E

1- Kroacia

2- Uells

3- Sllovakia

4- Hungaria

5- Azerbajxhan 

Grupi F

1- Spanja

2- Suedi

3- Norvegjia

4- Rumania

5- Ishujt Faroe

6– Malta

Grupi G

1- Polonia

2- Austria

3-  Izrael

4- Sllovenia

5- Maqedoni

6- Letoni

Grupi H

1- Franca

2- Islandë

3- Turqi

4- SHQIPËRIA

5- Moldavia

6- Andora

Grupi I

1- Belgjika

2- Rusia

3- Skocia

4- Qipro

5- Kazakistan

6- San Marino

Grupi J

1- Italia

2- Bosnje-Hercegovinë

3- Finlanda

4- Greqia

5- Armenia

6- Lihteshtejn

 

VAZOT

VAZO 1
Angli, Holandë, Portugali, Zvicër, Belgjikë, Kroaci, Francë, Itali, Poloni, Spanjë

VAZO 2
Austri, Bosnjë Hercegovinë, Republika Çeke, Danimarkë, Gjermani, Islandë, Rusi, Suedi, Ukrainë, Uells

VAZO 3
Bullgari, Finlandë, Izrael, Irlandë e Veriut, Norvegji, Irlandë, Skoci, Serbi, Sllovaki, Turqi

VAZO 4
SHQIPËRIA
, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Hungari, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Slloveni

VAZO 5
Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Ishujt Fare, Maqedoni, Gjibraltar, Kazakistan, KOSOVË, Luksemburg, Moldavi

VAZO 6
Andorra, Letoni, Lihtenshtejn, Maltë, San Marino
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb