Ishin dhe mbeten rivalë, por prej kohësh nuk kishin patur mundësi të përballeshin. Por shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka menduartë ktheje sfidën e përjetshme mes dy lojtarëve më të mirë të botës, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ata do të luajnë kundër, pasi Juventus dhe Barcelona u vendosën në Grupin G. Dy skuadrat e tjera të këtij grupi janë Dinamo Kiev dhe Ferencvaros. Goglat nuk falën as favoritët e tjerë, duke projektuar të tjera sfida gjigandësh si ajo në Grupin A. Kampioët e Europës në fuqi, bajern Mynih gjen në rrugën drejt mbrojtjes së trofeut Atletico Madrid, përveçëse Salsburg dhe Lokomotivën e Moskës. Asgjë më pak nuk ka as Grupi B, që mblodhi bashkë Realin e Madridit dhe Interin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dy skuadrat e tjera në këtë grup janë Shakhtar Donjeck dhe Borussia Moenchengladbach. Një sfidë e gjitha për t’u parë do të jetë ajo mes Paris SG dhe Manchester United në Grupin H. Këto skuadra janë favorite, ndërsa parashikimet do të kërkojnë të hedhin poshtë Leipzig dhe Istambul Basaksehir. Më me fat Manchester City dhe Liverpool. Skuadra e Gruardiolës u vendos në Grupin C dhe gjen në misionin për triumf në Europë, Porto, Olympiacos dhe Olympique Marseille. Ndërkohë kampionët e Premier Ligës luajnë në Grupin D, bashkë me Atalantën, Ajax dhe Midland. Ndeshjet në fazën e Grupeve në Ligën e Kampioneve do të nisin më 20 tetor dhe do të mbyllen më 9 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: