Juventus nuk ka përcaktuar ende një datë zyrtare se kur do të thërras lojtarët e huaj në Torino por jo të gjithë më sa duhet janë të gatshëm ti përgjigjen kësaj thirrje. Nga Argjentina vijnë zëra se Pipita po shqyrton mundësinë për tu mos rikthyer më në Itali, kjo për disa arsye. E para, frikë për tu infektuar, e dyta për shkak të problemeve shëndetësore të mamasë së tij dhe e fundit për disa çështje që lidhen me kontratën e tij.

Higuain
Higuain

Higuain duhet të vendos, të rikthehet në Itali dhe të mbyll sezonin, të mos kthehet dhe të gjej një akord me klubin, ose të qëndroj në Argjentinë pa dëshirën e klubit, kjo e fundit ka një kosto shumë të madhe financiare për lojtarin pasi duhet të heq dorë nga afro 10 milion euro. Për momentin këto janë thjeshtë zëra pasi si Juve ashtu dhe lojtari nuk kanë reaguar zyrtarisht.

1569837689 251978 Noticia Normal
1569837689 251978 Noticia Normal

Pavarësisht situatës së vështirë, Juventus po vijon punën duke menduar edhe për të ardhmen. Jorginho është emri surprizë që lidhet sëfundmi me klubin torinez. Fantazisiti i përfaqësueses italiane është një beniamin i trajnerit Sarri, ishte ky i fundit që e mori me vetë gjatë aventurës tek Chelsea. Pas një viti larg njëri-tjetrit, Sarri dhe Jorginho mund të bashkohen sërish. Problemi i vetëm në këtë ribashkim është Pjanic. Në skemat e Sarrit nuk ka vend për të dy, një situatë e cila mund të bëj që Juve dhe Chelsea të futen në negociata për të venë në jetë një shkëmbim të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb