Valbona Berisha, 34-vjeçarja shqiptare që la bashkëshortin dhe dy vajzat në Itali për t’iu bashkuar ISIS, është dashuruar me një nga bosët e organizatës terroriste pasi fliste online me të.
Ka dy personazhe kyçe në radikalizmin e Valbona Berishës, shkruajnë mediat italiane.

Ata janë, Shefqet Krasniqi, ekstremist islamik sunit, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i cili u arrestua së bashku me ekstrmeistë të tjerë kosovarë nën akuzën e rekrutimit dhe lehtësimit të aktiviteteve terroriste. Dhe përveç tij edhe predikuesi Omer Bajrami i Maqedonisë, imam i xhamisë në Shkup, edhe ky i akuzuar për rekrutim dhe inkurajim të njerëzve drejt organizatave terroriste të ISIS.

Në kompjuterin e Valbonës janë zbuluar “një sasi e konsiderueshme imazhesh të lidhura me rrugën e saj drejt radikalizmit” shkruajnë hetuesit që urdhëruan arrestimin e shqiptares. Në mënyrë të veçantë kanë qenë kërkimet që bënte Valbona në Youtube për ndjekjen e dy imamëve ekstremistë.

Sipas mediave italiane, Valbona kishte biseduar në chat me dy predikuesit, më pas me disa nga terroristët e lidhur me Al Baghdadi-t, dhe pastaj ra në dashuri dhe u martua me një nga të indoktrinuarit.

Për t’u bashkuar me të në vitin 2014 ajo udhëtoi në Al-Bab, 40 km në veri të Alepos, një nga zonat më të nxehta ushtarake. Valbona kishte me vete djalin e saj 6-vjeçar Alvin, edhe pse nuk dihet nëse janë aktualisht gjallë.

Kushërira e Valbonës, Irma Berisha dëshmoi për hetuesit: “Një natë u takuam në shtëpinë e nënës sime. Pas darkës që hëngrëm, Valbona tha se do nisej për Siri, donte të largohej nga burri i saj Afrimi pasi ai e rrihte. Ajo donte të ndryshonte jetën e saj dhe donte të ndihmonte nevojtarët në një spital në Alepo. Valbona kishte pak kohë që fliste për kalifatin, predikuesit dhe burrin e ri,” thotë Irma.

Të vetmet informacione të sigurta që djali i Valbonës është në Siri në dispozicion të ISIS vijnë nga një italiane e kthyer nga Siria.

“Gruaja dhe fëmija yt janë në Unamet, djali pyet gjithnjë për ty,” mësohet t’i ketë thënë italiania Afrimit. Pak ditë më parë u lëshua një urdhër-arresti për 34-vjeçaren shqiptare.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb