Eshtë publikuar traileri i parë për serialin televiziv “The Tattooist of Auschwitz ”, i bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Heather Morris.

Miniseriali me gjashtë episode është një ritregim tronditës i historisë së vërtetë të Lali dhe Gita Sokolov, dy të burgosur që gjetën dashurinë mes tmerreve të kampit të përqendrimit të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri, i cili ishte romani i parë i Morrisit, u bë nga intervistat që vetë autorja mori me Lali Sokolovin e vërtetë.

Traileri ofron një paraqitje të shkurtër të udhëtimit emocional të Lalit teksa ai rrëfen përvojat e tij të tmerrshme në Aushvic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: