Ajo që ndodhi këtë sezon të “Big Brother” me Liam Mandiaron ngjan vërtet me një histori filmi. As ai vetë nuk e kishte çuar nëpër mend se ende pa bërë 24 orë në shtëpinë e BBV, “do të surprizohej” nga disa oficerë policie që do ta shoqëronin në paraburgim. Çështja u sqarua shumë shpejt, edhe pse për Liamin ishte një shok dhe një rast i paprecedentë. Por po kaq i vështirë ishte më pas edhe vendimi për t’u rikthyer në shtëpi: “Të dilje nga ai vend për të hyrë në këtë vend”, – thotë ai me të qeshur në “Ftesë në 5”, kur kujton se, edhe pse e mori me sportivitet, përsëri gjendja psikologjike nuk ishte aspak e mirë.

Duke kujtuar të gjithë rrugëtimin në BBV, Liami duket se nuk ka asnjë merak, edhe pse në disa situata nuk do të donte të dilte me atë imazh, siç kujton ai rastin e Heidit. Sipas tij, asgjë nuk u bë e as u tha me tendencë, ndaj i vjen keq që gjithçka u bë më e madhe dhe u keqinterpretua.

Por tashmë çdo gjë e ka lënë pas. Liami, nesër niset për Gjermani dhe atje e pret dikush që, me siguri, e ka marrë malli. Partnerja e tij, tashmë e bërë publike, mezi pret që Liami t’i rikthehet përditshmërisë. Madje, duket se ata të dy janë gati edhe për hapa të rinj në raportin e tyre. Liami tregoi sot se mund të vijë së shpejti edhe një dasmë me partneren turke: “Besoj drejt asaj rruge do shkojmë. Meqenëse Turqia dhe ne nuk kemi shumë ndryshime. Do jetë një dasmë e bukur, me nuanca”, – thotë ai i pyetur nëse ka në mendje ndonjë plan.

Po plane për fëmijë? “Më shumë këtë do ta doja për prindërit, ata duan një fëmijë. Në fakt, meshkujt kanë gjithmonë frikë të afrohen te kjo gjë, por mendoj se jam në hapin e duhur…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb