E nisi jetën si biri i një hoxhe, duke u ushqyer përditë me vargjet kuranore. Pas studimeve në Sorbonë e jo vetëm, Isuf Luzaj do të bëhej filozof. Pothuaj e gjithë jeta e tij, shkoi larg Shqipërisë. Kishte lënë këtej familjen që e humbi, kur komunizmi mbyste vendin në vetminë e vet. Katër vëllime të veprës së tij u prezantuan nga instituti Lumo Skëndo, ndërsa historiani Uran Butka u ndal te jeta e tij.
Në këtë rikthim të tij në Shqipëri si autor, vepra e tij ka kaluar tashmë, nëpër duar studiuesish që vënë në dukje vlerat filozofike e letrare, siç foli edhe prof.Gjergj Sinani.
Hartues i Dekalogut të Ballit Kombëtar, ai u arratis nga vendi duke lënë pas fëmijët e tij që paguan me vetmi dhe mall, bindjet politike të të atit. Përtej humbjes së familjes që e pësoi, ishte vendi që humbi një mendje brilante.
