Një banakier italian ka hedhur gjysmë kilogrami kokainë në tualet, veprim i cili i ka sjellë edhe një kërcënim për jetën.

Banakieri kishte marrë në dorëzim sasinë e kokainës nga dy shqiptarë, të cilët i kishin kërkuar që ta ruante në shtëpinë e tij, përpara se ta nxirrnin në treg për ta shitur.

Shqiptarët, njëri 40 dhe tjetri 45- vjeç, pasi kanë marrë dijeni mbi humbjen e drogës, kanë shkuar në kishin shkuar në lokalin e italianit duke e kërcënuar ku kanë bërë edhe gjestin e të qëlluarit me armë.

“Më jep paratë ose të hash plumbin”, kanë kërcënuar ata, duke kërkuar 2500 euro që ishin e dhe vlera e drogës së hedhur në tualet nga banakieri.

Mediat italiane raportojnë se të dy shqiptarët do të dalin para gjykatës pas dy viteve, më 2 prill të vitit 2024 ku do të përballen me akuzat.

Sipas avokatëve mbrojtës, për të akuzuarit nuk ka prova që të provojnë posedimin e kokainës apo edhe për kërcënimit ndaj banakierit italian, teksa gjithçka sipas tyre bazohej në kallëzimin e banakierit tek karabinierët.

Në momentin e hetimeve, shqiptarëve iu janë sekuestruan celularët, ku përmes tyre janë zbuluar mesazhe ku flitej për një borxh parash, por asnjëherë për drogë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb