Universiteti Radboud në Holandë, ka bërë një projekt të titulluar ‘Momento Mori”, ‘Mos harroni se do të vdisni’, duke hapur varre, që studentët të kenë mundësinë të reflektojnë për jetën dhe vdekjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky projekt, ofron një zgjidhje të re për ata që luftojnë me sfidat e përditshme të jetës studentore dhe pasigurisë për të ardhmen, në një “varr pastrimi”.

“Varri i pastrimit”, është një vrimë e hapur në tokë në kopshtin prapa kishës studentore. Në brendësi të varrit ndodhet një mbulesë e përshtatshme për joga dhe një jastëk, për ta bërë më të rehatshëm aktin e meditimit.

Studentët që dëshirojnë ta provojnë eksperiencën në “varr”, duhet të rezervojnë nga 30 deri në 3 orë. Duke qenë se projekti po konsiston në diçka të vërtetë dhe larg botës virtuale, telefonat dhe mjetet e tjera teknologjike janë të ndaluara gjatë seancës. John Hacking, i cili është dhe autori i idesë, mendon që ky projekt do ti ndihmojë të rinjtë që të vlerësojnë bukuritë e jetës dhe të përballen me të papriturat që ajo sjell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb