Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në strehimoren e tajfunit në Hong Kong, 16 anije dolën jashtë përdorimit.
Në një deklaratë nga transmetuesi publik RTHK, thuhet se një person u dërgua në spital pasi u prek nga zjarri që shpërtheu në strehimoren e tajfunit “Aberdeen South” dhe se 35 persona të tjerë u shpëtuan nga zjarrfikëset nga anijet që u dogjën.
Në deklaratë thuhet se 10 nga 16 anije të djegura u fundosën.
Zjarri shpërtheu në orën 02:30 sipas kohës lokale për një arsye ende të pa identifikuar. Zjarri u fik pas 6 orësh me ndërhyrjen e 11 anijeve zjarrfikëse dhe 8 avionëve për fikjen e zjarreve.
Strehimoret e tajfunit në Hong Kong përdoren për të ankoruar anijet e peshkimit gjatë tajfunëve dhe uraganeve të rënda.//AA