DASHI
Do ndiheni gjithë kohës si të përhumbur sot ju të dashuruarit, dhe çdo gjë do jetë rutinë. Nuk do përjetoni asnjë emocion. Beqarët do kenë një dite të begatë dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundeni. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme. Gjithçka falë maturisë së treguar.
DEMI
Cdo deshirë dhe kërkesë e juaja do te plotësohet nga njerzit që ju duan shumë përreth jush, por a jeni të sigurtë që ju ua ktheni me të njëjtën monedhë? Ky është momenti për tju vënë në provë. Ju presin sfida të vështira. Dita do të fillojë me një sërë risish të rejash , dhe jo në të gjitha rastet do të jeni të gatshem për ti mirëpritur, kështu që ju do tju duhet të jeni në gjëndje për të menaxhuar më mirë humorin tuaj dhe gjëndjen shpirtërore..
BINJAKËT
Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot juve qe jeni në një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa i trishtë. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Beqarët do preferojnë edhe sot të qëndrojnë me statusin që kanë, sepse do kenë frike se mund të humbasin pavarësinë e tyre. Ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kohës, në planin financiar nuk priten aspak probleme.
GAFRORJA
Ndryshimet në këtë ditë do ju frymëzojnë aq shumë sa mund të merni vendime instiktive, që ju kurrë nuk i merni në situatë normale. Pa llogaritur lendimet që mund tu bëni të afërmve tuaj si partnerit, apo miqve të ngushtë. Megjithatë, kjo është normale, nga koha në kohë, është mirë për të mësuar nga gabimet tuaja.
LUANI
Së fundmi keni kuptuar se personat që mendoni se i njihni më mirë se të tjerët nuk e kanë vlerësuar ndihmën tuaj,dhe nuk iu kanë dëgjuar. Nga sot është mirë të ecni vetë. Përfundimisht, nuk është faji juaj nëse nuk kanë dashur t”iu dëgjojnë. Ju duhet të gjeni një kompromis për të patur një shans të dytë.
VIRGJËRESHA
Dite e animuar dhe e mbushur me emocione te njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si në ëndërr kur të jini pranë atij që dashuroni. Beqarët do bëjnë mirë të mos hidhen në krahët e të parit që do i joshë, sepse do lëndohen. Për buxhet të stabilizuar duhet t’i dëgjoni me kujdes edhe këshillat e të afërmve. Po vepruat me kokën tuaj dhe pa u menduar do keni vështirësi me pas.
PESHORJA
Sëbashku me partnerin do e riktheni harmoninë në çift gjatë kësaj dite. Do jetë paksa punë e vështire, por do ja dilni, sepse nga të dyja palët do ekzistoje dëshira e mire. Beqarët do marrin propozime emocionuese të cilat do i bëjnë të ndihen mire. Pranojini ato nëse zemra ua thotë këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni me to.
AKREPI
Do debatoni fort sot me atë që keni në krah dhe do ndiheni shume keq ne disa çaste. Ai do jetë me nerva dhe nuk do e durojë dot histerinë tuaj. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por sërish nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin që kanë. Në planin financiar do jeni gati te bëni edhe sakrifica vetëm që gjendja të stabilizohët. Do ja dilni mbanë.
SHIGJETARI
Priten plot çaste të lumtura sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment sepse ne momentin që me pak e presin mund të ndodhë diçka e mrekullueshme. Me financat do i keni punët mire. Do i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.
BRICJAPI
Ju keni zgjedhur gjatë një jetesë të improvizuar, por ju e keni kuptuar gjithashtu se në këtë mënyrë asgjë nuk është e qëndrueshme, dhe e sigurtë. Për më shumë se cdo gjë nuk ia vlen të kujtohet. Në të kundërt provoni një formë tjetër jetese , duke u mbështetur në pika të caktuara rreth jetës tuaj nga të cilat ju mund të gjeni shumë aspekte të tjera që ndoshta mund të tregojnë një anë të re të ju.
UJORI
Fatmirësisht gjërat kanë për të ecur mirë sot për ju që jeni në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe marrëdhënia do përmirësohet. Beqarët do jenë impulsivë dhe ka rrezik të bëjnë gabime të pafalshme me pasoja për të ardhmen. Marsi do ju beje më të arsyeshëm në planin financiar dhe nuk do bëni asnjë lloj çmendurie.
PESHQIT
Renditni mendimet tuaja dhe përpiquni të kuptoni se çfarë ju intereson në këtë periudhë, pa menduar shumë për ata rreth jush. Vetëm më vonë ju do të keni për të vlerësuar përputhshmërinë me ta. Nëse ju nuk e gjeni diçka që i përshtatet pasionit tuaj seriozisht, vështirë pastaj të jeni në gjëndje për të zhvilluar atë me vendosmëri dhe dashuri. Për këto arsye, më mirë të jeni disi pesimistë para se të jeni entuziastë.
\

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb