DASHI
Impenjimet tuaja sot do ju përballin me dikë që përmënd emrin tuaj, mund të jetë gjë e mirë tju vlerësojnë por ju jeni lodhur që e dëgjoni emrin tuaj gjithandej. Fakti që i ndihmoni të tjerët ju ka bërë që shumë njerëz që keni rrotull tju vleresojnë.

Demi
Veprimet tuaja do zhgënjejnë njerëz që besonin te ju, keni abuzuar shumë me gjithcka dhe tani nuk po ktheheni dot mbrapsht. Edhe pse e dinit se po ecnit në hap të gabuar në vend që të kërkonit falje, vazhdonit me të njëjtin ritëm. Do keni pasoja, dhe është momenti për tu bërballlur.

Binjakët
Edhe ata njerez që ju qëndrojen pranë se ju stimulojnë shumë, mund të largohen nga sjellja juaj. Edhe pse ju u thoni që i doni fort, sjellja juaj po tregon të kundërtën, janë një sërë situatash që i keni marë me tepër sec duhet si personale. Prandja rregulli i pare për sot është të qetësoheni dhe të zgjidhni keqkuptimet.
Gaforrja
Projektet tuaja të fundit e kanë kaluar limitin e lodhjes, prandja nëse ecni me të njëjtin ritëm nuk do keni më fuqi të merreni me veten tuaj. Lërini për pak kohë impenjimet tuaja, dhe përqëndrohun tek vetja, relaksohuni, dhe më pas do i ktheheni punës edhe më energjikë se më parë.
Luani
Ditë e mbushur plot diell dashuri dhe harmoni kjo e sotmja për ju. Dita do nisë pranë njerëzve të dashur, kushtojani totalisht ditën atyre që vërtet i doni dhe ju kanë falur momente magjike. Sic e dini janë detajet e vogla ato që mbahen mënd.
Virgjëresha
Pyetjet që ju mundonin gjithë këto kohë, sot do keni një përgjigje, madje më shumë se një përgjigje, do jeni me shumë njerëz se ju e keni imagjinuar që do ju japin përjgigjen e shumë kërkuar, duhet të jeni të qetë dhe të përballoni gjithcka me zgjuarsi.
Peshorja
Është ditë mjaft e vecantë në aspektin sentimental për ju, një surprizë e bukur do ju vijë nga njeriu juaj i zemrës. Edhe pse mund të keni pasur përplasje kohët e fundit, ndjenjat e fortë nuk shuhen për zënka të vogla, lërini menjanë inatet dhe shijoni diellin.
Akrepi
Dita do nisë plot vrull, punë dhe projekte të reja shihen në horizion. Do takoni njerëz të rinj që do ju falin energji pozitive që ju kishte munguar prej kohësh. Tregoni më të mirën nga vatja, falë kësaj do arrini jo vetëm të ndiheni rehat me veten, por dhe të ngriheni në përgjegjësi në punë.
Shigjetari
Një projekt që keni marrë në dorë nuk është dhe aq i lehtë sac e kishit menduar, do keni një sërë vështirësish, do ju duhet të bashkëpunoni më të tjerët për tja dalë mbanë. Fatkeqësisht ju jeni nga ata njërzit që ju pëlqen të punoni vetëm, prezenca e dikujt tjetër, ju bezdis, ka ardhur dita që të mësoheni të punoni në grup.
Bricjapi
Jeta juaj është e mbushur plot mrekulli rrotull jush, vetëm se ju nuk keni qënë mjaftushem të qartë për të parë e vlerësuar gjërat e mira që ju rrethojnë. Duhet të lini pas të shkuarën dhe të shihni drejt të ardhmes, një jetë e bukur ju pret.
Ujori
Dikush rrotull jush po përpiqet tju marrë nëpër këmbë. Mos u shqetesoni, thjesht evitoni diskutimet apo kontaktete me ketë njeri. Do shohë distancen tuaj, dhe do e kuptojë që me ju nuk do ia dalë dot. Kështu do respektojë hapësirat tuaja.
Peshqit
Edhe pse jeta ndonjëherë nuk tregohet e drjetë me ju, ju jeni njeri i fortë dhe plot optimizem. Luftoni për atë që doni dhe ja dilini gjithmonë në fund mbanë. Jeni duke kërkuar më të mirën për vetën, por ua siguroj që ketë herë nuk është mjaft e lehtë, prandja do të keni nevojë për mbështetjen e dikujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb