DASHI
Ndiheni të mërzitur, pasi dikush do ndikojë negativisht në humorin tuaj që në orët e para të ditës. Nuk jeni nga ata që ndikoheni apo ju jepni rëndësi fjalëve të të tjerëve, por sidoqoftë, fjalët e sotme do ju fusin pak në mendime. Duke përfituar nga kjo situatë do përpiqen t’ju mërzisin dhe më tepër. Mos u ndikoni nga të tjerët, por vazhdoni ditën tuaj të qetë.

DEMI
Sot do të keni një ditë të ngarkuar si në jetën profesionale, pasi do të jeni shumë të ngarkuar me punë, po ashtu dhe në jetën sentimentale, do të keni probleme të vogla për të zgjidhur. Do të përpiqeni të zgjidhni gjithçka që sot, por do të jetë e pamundur. Përpiquni të punoni më tepër se zakonisht, zgjidhjen do ta gjeni tek vetja dhe jo tek të tjerët.

BINJAKËT
Ndikimi i yjeve do jetë i mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do ecë për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast kur të jeni pranë të dashurit të zemrës dhe keni për t’u ndier mirë. Shijojeni ndjenjën e bukur që keni. Ju duhen shumë ditë të tilla, sepse jemi duke e sforcuar veten në pune.

GAFORRJA
Nuk duhet e ndërtoni një kështjellë të madhe brenda një dite, merrini gjërat me qetësi edhe pse dikush do ju shtyjë që të merrni një vendim të nxituar, por dijeni se vendimet e nxituara prishen para se të ndërtohen, Pavarësisht kësaj shtytje jeni ju ai që do vendosni për gjithçka dhe do të bëni zgjedhjen e duhur.

LUANI
Do përjetoni ndjesi të forta sot juve që jeni në një lidhje dhe do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Partneri do përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Për financat do jetë ditë e vështirë. Mos bëni edhe më shumë “çmenduri”, sepse do keni probleme afatgjata.

VIRGJËRESHA
Sot duhet t’i hapni zemrën partnerit tuaj. Por kjo është një rregull i vendosur nga ju, dhe nuk do arrini dot ta ndryshoni jo vetëm sot, por asnjëherë. Sidoqoftë pak besim duhet, sidomos nëse marrëdhënia juaj në çift është e rëndësishme për ju. Duhet të jeni më të afruar në mënyrë që dhe ai të ndihet i lirshëm me ju.

PESHORJA
Fati do ju buzëqeshë në çdo moment sot juve që jeni në një lidhje. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur dhe do jeni më të qetë. Buxheti fatmirësisht do jetë më i qëndrueshëm se disa kohë më parë. Do dini t’i bëni mirë llogaritë.

AKREPI
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e kënaqshme sot dhe herë pas here mund të keni debate të ashpra. Tregohuni të matur. Shumë gjëra do jenë më ndryshe nga sa janë dukur më pare por këto janë gjëra të vogla kalimtare. Me pak durim gjithçka do i kthehet normalitetit.

SHIGJETARI
Nëse nuk po arrini të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj, mos u shqetësoni, nuk është ky momenti i duhur. Jeni njeri shumë i përgjegjshëm për veprimet që bëni dhe do të dini të reagoni dhe në këtë situatë. Nuk keni pse të dilni nga vetja juaj për t’ju plotësuar dëshirat të tjerëve. Përpiquni të përshtateni sado pak, vetëm për të mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët.

BRICJAPI
Do jeni shumë konfuzë sot ju të dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Nuk duhet kurrsesi të merrni vendime të nxituara. Financat duhet mbajtur nën kujdes gjatë gjithë kohës. Çdo shpenzim duhet ta kryeni me kujdes e maturi që të mos keni probleme e vështirësi më pas

UJORI
Jeni në humor shumë të mirë sot dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie vetëm për të përjetuar emocione pa fund. Partneri do ndiheni mirë dhe i surprizuar nga ju. Qëndroni vetvetja pasi kështu e bëni të dashurohet dhe më tepër me ju. Duhet të dilni me shpesh jashtë kornizave qe i vini vetes.

PESHQIT
Sot përkushtojuni totalisht punëve personale, përpiquni të jeni sa më optimistë edhe pse janë shumë për t’u bërë. Zgjidhja më e mirë është t’i ndani punët me pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët do të jenë të gjithë të gatshëm për t’ju ndihmuar. Përfitoni për të përfunduar gjithçka sa më shpejt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb