Dashi

Plutoni ndodhet në qiellin tuaj dhe shfaq një mirëkuptim me Hënën, që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do të vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni i sigurt nëse bëjnë për ju.

 

Demi

Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.

 

Binjakët

Me ndikimin e Jupiterit mik do të dini të menaxhoni një çështje të ndërlikuar në punë. Do të dilni fitimtarë si edhe me një mundësi të mirë për të ardhmen. Dëshira juaj për ëmbëlsi dhe dialog do të kuptohet menjëherë nga partneri.

 

Gaforrja

Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vini në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.

 

Luani

Mos u gënjeni nga shkëlqimi i një momenti pasioni që bën që t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Pozicioni i Hënës me Saturnin në qiellin tuaj bën që të keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më i gatshëm.

 

Virgjëresha

Me Hënën që përqafon Plutonin do të ndiheni të sigurt nga një frymë prakticiteti dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes.

 

Peshorja

Kujdes nga çështjet që kanë të bëjnë me financat, sepse mund të shkaktohen vonesa dhe pengesa. Më mirë të merreni vetë më këto gjëra. Shqetësimi në fushën e dashurisë, për shkak të Venusit kundra, mund të bëjë që të merrni vendime gjaknxehta.

 

Akrepi

Për shkak të Neptunit armiqësor, është e rëndësishme të vlerësoni me qartësi gjendjen tuaj. Mund të mbeteni të çuditur, por nuk është koha për zvarritur gjërat. Dashuroni dhe jetoni në mënyrë madhështore, por duhet të mos harroni se jeta ka edhe gjëra të vogla që duhen bërë.

 

Shigjetari

Mos lejoni askënd që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Duhet ta mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

 

Bricjapi

Në dashuri lëreni mënjanë sedrën dhe lojërat e pushtetit. Ecni përpara, kush ju tërheq vëmendjen dhe ju intereson, do t’ju ndryshojë me butësi. Do të keni mosmarrëveshje me njerëz që nuk shkoni mirë dhe nuk keni ndërmend të duroni provokimet e tyre.

 

Ujori

 

Parashikohen ndryshime. Për momentin mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

 

Peshqit

Me ndikimin pozitiv të Hënës do të keni harmoni në marrëdhëniet në familje. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtoheni pa fund duke luajtur me ata. Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë, edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: