Dashi
Nëse ambiciet tuaja janë aq shumë të mëdha për të bërë karrierë, sot është një ditë e mirë për të ecur përpara dhe gjithashtu mund të përfitoni tepër nga një udhëtim që keni për të bërë sot. Për sa i përket lidhjes në çift, komunikimi sot me partnerin do të jetë i qetë dhe në harmoni.

Demi
Dielli dhe Mërkuri sot janë mjaft të dobishëm për ju, sidomos në zgjidhjen e problemeve familjare, por edhe ato të punës. Do të mundoheni të mbani një qëndrim sa më pak konfrontues. Kujdes nga rivalët tuaj, të cilët përpiqen t’ju lënë në hije.

Binjakët
Sot do të përjetoni një surprizë të bukur. Nëse jeni gati për ndryshime radikale, do të gjeni hapësirë për të qenë të lirë në mënyrën e të shprehurit në art dhe në muzikë. Kjo do të jetë një nga ditët kur mund të nisni realizimin e një ëndrre.

Gaforrja
Sot do të jetë një ditë e mërkurë e trishtë, ndryshe nga ditët e tjera, pa ngjyra emocionale. Lini mënjanë pakënaqësitë me njerëzit dhe qetësoni veten. Momentet e qetësisë të bëjnë të kuptosh se nuk kanë vlerë mërzitjet e kota.

Luani
Shqetësime të shumta në çift. Nuk jeni aspak në ekuilibër. Ndjeni se keni humbur lirinë, privatësinë apo atë lloj rutine jetese të mëparshme e cila ju mungon shumë sot. Duhet të rimerrni forcat e të gjeni mbështetje te partneri, të kuptoni se asgjë nuk ka ndryshuar.

Virgjëresha
Përgatiteni veten për gjëra të reja. Ndryshime të mëdha në punë. Marrëveshje dhe kontrata të reja. Është periudha më e përshtatshme për të numëruar miqtë dhe të vendosni se kush e meriton vëmendjen tuaj. Përkushtojuni projekteve të mëdha.

Peshorja
Sot Hëna dhe Afërdita do ju nxisin drejt disa qëllimeve të dëshiruara prej kohësh. Mos kini frikë për të vepruar. Besimi në vetvete dhe forca që keni ka për t’ju çuar shumë lart. Mos i diskutoni me njerëzit derisa të jeni të sigurt.

Akrepi
Një punë e papritur do testojë një pjesë të karakterit tuaj. Mënyra e trajtimit të situatës është një lloj strategjie që vë në provë besueshmërinë tuaj dhe mirënjohjen. Kolegët tuaj kanë kohë që dyshojnë në këto dy cilësi tuajat.

Shigjetari
Një mbrëmje e këndshme dhe e qetë mes miqve tuaj të dashur. Keni fituar simpatinë e të gjithëve dhe e meritoni të jeni në qendër të vëmendjes. Konsiderojeni si një darkë vlerësimi për veten.

Bricjapi
Dita do të nisë me mosmarrëveshje të vogla mes miqsh, të cilët sipas mendimit tuaj nuk respektojnë marrëveshjet. Nëse është e nevojshme, ju mund të prishni kontratat e të rrezikoni në këtë mënyrë duke mbajtur larg miqësinë me ta.

Ujori
Kreativiteti ju jep krah për të ecur përpara. Përballoni me gëzim e qetësisht çdo lloj mendimi. Mbështetuni në intuitën dhe sigurinë për të kapërcyer të gjitha pengesat, edhe ato që duken të pakapërcyeshme.

Peshqit
Një ndjenjë vetëbesimi ju udhëzon të bëni lëvizjen e parë. Sot fati mund të vendosë në anën tuaj e do t’ju japë një dorë për të realizuar një dëshirë të vogël. Kanë për të ndjerë kënaqësi tepër të madhe edhe familjarët tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb