DASHI
Sot do kaloni momente te qeta në familje dhe do te beni plane mbi të ardhmen. Për financat duhet të dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve që gjërat të ecin mirë. Sheqtësoheni shpesh pasi ndjeni vështirësi në menaxhimin e mirë të tyre.

DEMI
Do jeni të pa qëndrushëm gjatë kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund të jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje të mëdha. Në planin financiar do jeni më mire se kurre dhe të organizuar.

BINJAKËT
Sot do mundoheni me sa të keni fuqi të vendosni rregull në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë gjithashtu i të njëjtit mendim dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nëse doni që financat të fillojnë të stabilizohen duhet të dëgjoni këshillat e specialisteve.

GAFORRJA
Do keni probleme ne jeten tuaj ne cift gjatë kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do lejoni askënd të ndërhyjë tek ajo. Mirë është të mendohen dhe të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Gjëndja e financave do jetë paksa më delikate se më parë kështu që duhet patjetër të merrni masa.

LUANI
Silluni mirë me partnerin tuaj sot sepse në të kundërt do keni probleme serioze me të. Ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe do jetë strikt në ato që do thotë. Beqarët edhe pse do kenë mundësi me shumicë nuk do preferojnë të fillojnë një lidhje serioze.

VIRGJERESHA
Jeta juaj në çift do jete gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni aspak probleme me partnerin tuaj përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me të. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë ndihmës së pakushtëzuar që do iu japin disa familjarë. Duhet t’i falenderoni ata.

PESHORJA.
Do keni mosmarrëveshje të mëdha sot me partnerin tuaj dhe secili prej jush do kërkojë me ngulm të dalë e tija. Beqarët Me financat duhet të merreni më tepër se më parë. Ulini shpenzimet dhe organizojini me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

AKREPI
Do ju duhet të bëni disa ndryshime sot në jetën tuaj në çift në mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Po ja latë gjërat kohës situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Me financat do i keni punët shumë mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.

SHIGJETARI
Dashuria do shkojë më së miri sot për ju që jeni në një lidhje. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni më të bukur të ardhmen. Beqarët do jenë të dëshpëruar dhe nuk do e kenë aspak mendjen për të filluar një lidhje.

BRICJAPI
Nëse keni pasur vështirësi në jetën tuaj në çift kohët e fundit, sot duhet të merrni të gjitha masat dhe ta ndryshoni sa më parë situatën. Beqarët nga ana tjetër do kenë një takim të veçantë me një person i cili dikur i ka tallur, ndërsa tashmë ju dashuron marrëzisht. Ja që njerëzit mund të ndryshojnë tërësisht.

UJORI
Nëse kohët e fundit keni kaluar nje periudhë të tensionuar ka rrezik që situata të mbetet e trazuar. Ende nuk do i pranoni gabimet dhe nuk do e ulni hundën Duhet ende të presin për të ndryshuar status. Me financat do jeni të matur e të kujdesshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHQIT
Çdo çast sot do jetë i mrekullueshëm, kështu që shfrytëzojeni. Beqarët do kenë ndryshime të menjëhershme të statusit dhe do ndihen të plotësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha vetëm që ta përmirësoni gjendjen. Merrini gjërat më shtruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb