Trupat e dy zyrtarëve të sigurisë u gjetën të prerë në ditën e pestë të protestave sot në Kazakistan. Mediat lokale raportojnë se nuk kanë munguar edhe të shtënat më armë në sheshin qëndror në Almati. Qindra protestues u mblodhën në shesh ku nuk mungoi dhuna edhe ndaj gazetarëve. 300 ushtarë u përleshën me protestuesit, dhjetra njerëz humbën jetën.

Mediat në Kazakistan raportuan mbi 1000 qytetarë të plagosur gjatë protestave, mbi 400 kanë marrë plagë të rënda dhe janë hospitalizuar. Ministria e shëndetësisë në Kazakistan raportoi për televizionin Khabar-24 se 62 protestues janë në terapi intensive. Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme të raportoi për 13 policë të vdekur dhe 300 të plagosur. Horror ishte dhe raportimi nga autoritetet e larta të rendit se dy oficerë policie u gjetën me kokat e prera gjatë traziarave.

Protestat e para u ndezën më 2 janar në qytetet Zhanaozen dhe Aktau në rajonin Mangistau (në jugperëndim të vendit) për shkak të rritjes së çmimit të gazit. Dy ditë më vonë, trazirat shpërthyen në Almaty (në juglindje të Kazakistanit) dhe mbuluan pothuajse shpërthyen në të gjitha qytetet e vendit.
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Zhomart Tokayev, mori disa masa për t’i bërë ballë situatës: ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë, shkarkoi gjithë kabinetin qeveritar dhe premtoi se do të ulë çmimet e gazit. Kështu, ai përmbushi disa kërkesa të protestuesve të pakënaqur.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i kishte më herët thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit. Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e trazirave të dhunshme civile, pasi qeveria e vendit shpalli pas protestave gjendjen e jashtëzakonshme.SHBA hodhi poshtë “pretendimet e çmendura ruse” se pas demonstratave masive është dora amerikane duke i quajtur si “absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e librit standard rus të dezinformimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb