VLORË

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”.

Sshtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb