VLORË

Një 36-vjeçar ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: