Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga ngjarja tragjike në Deçan të Kosovës ku humbën jetën 4 persona. Me një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se ajo dorë kriminale që shkaktoi këtë tragjedi meriton ndëshkimin më të ashpër.

“Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji. Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme! U prehshin në paqe”- shkruan ajo

Pikellim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: