Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Adana të Turqisë, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me çekiç në kokë nga kolegu i tij.

Saldatori Mahmut Eser, u godit në kokë nga kolegu i tij me inicialet E.K, 22 vjeç në një fabrikë me rimorkio të kamionëve në Zonën e Organizuar Industriale Hacı Sabancı më 21 janar. Ndërkohë ai humbi jetën në spital disa ditë më vonë.

Autori pretendon se goditi me çekiç kolegun e tij, pasi pretendon se është fyer nga ky i fundit. Ndërkohë, dje autori i dyshuar është arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: