Kanë dalë rezultatet e testeve të kryera të shoferit që drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin tragjik në Itali, 32-vjeçari, Orjol Lame.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas rezultateve të analizave, 32-vjeçari ishte i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Via Emilia drejt Parmës, në të cilin humbën jetën 22 vjeçarja, Shane Hyseni, djali i tyre i vogël Mattias vetëm një vjeç e gjysmë, si dhe Resat dhe Rejana, vëllai dhe motra e Shane, 11 dhe 9 vjeç.

Ndërsa mbeti i plagosur partneri i 22-vjeçares, 32-vjeçari që drejtonte automjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb