News24 është rikthyer në fshatin Kamenice, ku pak ditë më parë si pasojë e shpërthimit të një granate ndërroi jetë 45-vjeçari Hekuran Kala. Familja Kala tashmë mbetur me 4 anëtarë mes tyre 3 fëmijë të mitur jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike.

Pas tragjedisë në këtë familje ka pllakosur zia e sikur të mos mjaftonte kjo çdo ditë iu duhet të përballen me varfërinë e tejskajshme. Pesha e rritjes së 3 fëmijëve te mitur ka rënë e gjitha mbi Festimen, nusen e familjes Kala, e cila ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Si një nënë e vetme dhe në pamundësi për të folur për shkak të sëmundjes ajo gjen forcën për të apeluar për ndihmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Familjarët e Hekuran Kalës tregojnë më shumë rreth ngjarjes së 5 ditëve më parë ndërsa venë theksin tek mjerimi dhe varfëria që ka pushtuar këtë familje.

“Kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e Hekuran Kalës, nuk kam fjalë, atë ditë isha në Korçë, se më dhimbte njëri krah dhe shkoj e vizitoj, kur erdha në fshat më tha çupa hajde ha një çik bukë, sa mora kafshitën e parë kur plasi bomba, thashë çfarë u bë. Djali me vrap vajti atje, unë pas tij e nusja pas meje, kur vajtëm atje c’të shikonim, gjak, i mbuluar i tëri, thashë çfarë u bë kështu.Kur vajta unë gjeta të vëllanë, e kishte pushtuar dhe thërriste; Kani, Kani..Ai jepte e merrte. Me vrap djali mori makinën. E morëm e futëm në makinë, deri në gjysëm të rrugës dhe më pas kishte ndërruar jetë.”,- tha e shoqja.

Po ashtu mësohet se Hekurani ishte pa punë, ishte i vetëm, ai duhej të punonte se e shoqja nuk ishte në gjendje, me 3 fëmijë nuk punonte ndërsa ai nxirrte kafshatën e bukës së fëmijëve. Familja e Hekuranit jeton në gjendje të keqe ekonomike, me 3 fëmijë nuk e përballon dot, nuk është në gjendje, është e sëmurë. Ju lutem na ndihmoni sadopak te heqë dhimbjen, për këta fëmijë vini dorën në zemër. Familja Kala, në kushte të vështira merr vetëm një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh të reja.
Numri i telefonit të familjes (0693885979)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: