Chelsea e nisi sezonin e ri të Premier League aty ku e la të kaluarin. Blutë e Londrës nuk po arrijnë te rezultatet dhe dje pasdite, ekipi pësoi disfatë 0-1 ndaj Nottingham. Gjithsesi, trajneri Mauricio Pochetino nuk e bën dramë.

“Ne po ndërtojmë diçka. Ne merituam më shumë kundër West Hamit, por siç thashë, është vetëm çështje kohe.

“Është normale të marrësh vendime të nxituara kur dëshiron të bësh mirë, ne po ndërtojmë diçka interesante. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë shumë për të përmirësuar gjërat që janë të gabuara” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: