Safet Gjici nuk e ka përtypur humbjen kundër Tiranës, mbi të gjitha për mënyrën sesi ajo erdhi, në minutat e fundit, në një kohë kur në mendjen e tifozëve të Kukësit ishte stampuar ideja fikse se po vinte suksesi i tretë në tre sfida në këtë sezon kundër bardhebluve.

Presidenti i nderit i klubit të Kukësit vendos edhe njëherë të marrë përsipër rolin e presidentit ekzekutiv, teksa për “Panorama Sport”, ai ka theksuar: “Kam dhënë urdhër të prerë që tri ndeshjet e radhës të fitojnë ose ndryshe të gjithë gjoba të tmerrshme do të kenë nga klubi. Kanë dy ndeshje që i kanë humbur duke nënvlerësuar situatat që krijohen. Është e pafalshme, po shkatërrojnë investimin e klubit”.

“Teqja ka gjobë. Tashmë dua 9 pikë në tri ndeshje, nuk ka rrugë tjetër. Nuk fal më asnjë dhe kurrë më aty. I kam duruar pa fund deri tani, është çmenduri që të humbësh pesë pikë në dy ndeshje që i kishin të fituara. Është e pafalshme të humbasësh 5 pikë në dy ndeshje. Të gjitha kushtet klubi ua ka plotësuar këtyre, korrekt me çdo gjë. Nuk i fal më, më kanë mërzitur jashtë mase”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb