Humbja e shëmtuar e Barcelonës, pa as edhe një goditje në portë, kundër Bayern Munich në Champions League, vë në pikëpyetje pozicionin e trajnerit Ronald Koeman.

Pas ndeshjes, presidenti Laporta mblodhi stafin e tij të ngushtë dhe diskutoi mbi të ardhmen e tajnerit. Mediat spanjolle raportojnë se holandezi ka tri ndeshje në dispozicion për të shmangur shkarkimin.

Nëse ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes nuk merret maksimumi, Koeman nuk do të drejtojë më Barcelonën. Duke parë kundërshtarët e tri ndeshjeve të radhës, logjike duket se Barcelona i merr 9 pikë, por kur sheh problemet që ka ekipi, vështirësia rritet.

Arsyetimet sigurisht që nuk i mungojnë trajnerit holandez, i cili pa Messin dhe Griezmann të largoheshin, dhe as nuk mund të llogarisë të dëmtuarit Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe së fundmi Braithwaite, të gjithë sulmues.

Lëndimet e Pedrit dhe Jordi Alba erdhën për të treguar momentin e keq nga të gjitha këndvështrimet. Laporta është i zemëruar me trajnerin e tij, por ai nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara. Presidenti pret një reagim nga ekipi, shfaqje bindëse dhe 9 pikë. Ndryshe Koeman mund të shkarkohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb