TIRANE- Zhgënjim, mërzi, pikëpyetje për vendimet e marra të arbitrit. Kjo ishte ajo që la pas ndeshja e djeshme e Shqipërisë ndaj Izraelit, ku Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u ‘thye’ në rezultatin 0-3 në ‘Elbasan Arena’.

Një nga tifozët e zjarrtë të futbollit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar ndeshjen e djeshme, duke e cilësuar atë të një niveli amator. Ndër të tjera Braçe theksoi se faji i arbitrit gjerman me origjinë turke do t’i shërbejë skuadrës.

“Humbem dhe e merituam!
Penalltite nuk jane alibi!
ISHIN PENALLTI DHE JA BEJNE MUUU!

Ekipi u shperbe deri ne nivel amatoresh!
Kjo eshte e verteta dhe e verteta te ndihmon te ngrihesh!
Faji tek arbitri, do na shperbeje serish! Kaq!”, citohet në mesazhin e Braçes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: