ITALI

Inter mbylli sezonin e kaluar me humbjen e finales së Europa League dhe pa asnjë trofe. Javës tjetër do të ketë një takim mes teknikut Antonio Conte dhe Presidentit Zhang për të përcaktuar të ardhmen.

Italiani ka shprehur pakënaqësitë më parë ndaj drejtuesve, teksa sezonin e mbylli si nënkampion i Italisë dhe i Europa League po pa sjellë trofe në Milano.

Mediat italiane kanë spekuluar për Massimiliano Allegrin si trajneri i cili mund të marrë drejtimin në rast se Conte dorëhiqet. Allegri ka drejtuar më parë Milanin si dhe Juventusin ku ka bërë mjaft mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb