Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu.

“PDIU ndan dhimbjen e thellë dhe i shpreh ngushëllimet familjes, bashkëshortes dhe fëmijve, stafit të TV “Fax News” si dhe të gjithë miqve të tij e kolegëve gazetarë.Ndarja nga jeta e parakohshme e Kasemit është jo vetëm trishtim,por edhe një humbje e madhe në median shqiptare.” shkruan Idrizi në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Sot u nda nga jeta një mik, një zë i lirë i medias shqiptare presidenti i TV “Fax News” , Kasem Hysenbelliu.

PDIU ndan dhimbjen e thellë dhe i shpreh ngushëllimet familjes, bashkëshortes dhe fëmijve, stafit të TV “Fax News” si dhe të gjithë miqve të tij e kolegëve gazetarë.

Ndarja nga jeta e parakohshme e Kasemit është jo vetëm trishtim,por edhe një humbje e madhe në median shqiptare.

U prehsh në paqe Kasem!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb