Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë vrarë gjenerallejtënant rus Yakov Rezantsev gjatë luftimeve në Chornobaiivka, në rajonin Kherson në jug të Ukrainës.

Ushtria tha se Rezantsez ishte komandant i Ushtrisë së 49-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Federatës Ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka komentuar pretendimin ukrainas. Deri më tani, rreth gjashtë gjeneralë rusë besohet se janë vrarë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe një zëvendës komandant i flotës së Detit të Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb