Zhduket një 32 vjeçar nga qyteti i Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka siguruar të dhënat e para për “BalkanWeb” referuar burimeve policore bën me dije se i riu një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Por meqë nuk ka dalë në breg dhe i janë gjendur në afërsi të Currilave rrobat e tij, dyshohet se mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi.

Burime nga familja bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare por deri tani pa rezultat. Kërkimet kanë filluar edhe sot që në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmitarëve nga bregdeti i Currilave kërkimet po bëhen shumë thellë nga bregu.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb