TIRANË

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Voglin, administrator i klubit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanëeb” se për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”.

Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb