Maurizio Sarri është emri më i rëndësishëm në tavolinën e presidentit Lotito. Negociatat vijojnë me kohë të plotë mes palëve dhe gjithçka pritet të vendoset të enjten kur trajneri do të takohet me presidentin dhe Igli Taren. Sarri nuk ka ndërmend të ulet në stolin e Lazio thjeshtë se është i papunë për momentin por kërkon të marri drejtimin e një ekipi të aftë për të konkurruar për objektiva të rëndësishëm, për këtë arsye ish trajneri i Juves, Chelsea dhe Napoli ka paraqitur listën e tij të kërkesave.

Sarri
Sarri

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, emri i parë këtë listë është Elesid Hysaj, anësori kuqezi nuk është aspak rastësi, Sarri është mentori më i madh dhe Lazio është ekipi perfket për tu bashkuar sërish. Hysaj do të largohet nga Napoli falas dhe përfaqëson një okazion të vërtetë për Igli Taren. Fakt është gjithashtu që për Hysaj ka oferta të shumta edhe nga jashtë Italisë por ideja për tu bashkuar me Sarri e josh shumë kapitenin e Kombëtares, plus që ne kryeqytet do të gjente Igli Taren mbase edhe Strakoshën, gjithnjë nëse portieri nuk largohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: