E ardhmja e Ciro Immobile mbetet për t’u diskutuar. Kjo dhe tema të tjera u diskutuan nga Presidenti i Lazios, Claudio Lotito gjatë një interviste të shkurtër dhënë kolegëve të tij në Lalaziosiamonoi.it.

Numri një i klubit mori pjesë në një event në Cave dhe në fillim të bisedës u ndal te tema e stadiumit Flamino, duke parashikuar që së shpejti do  të prezantohet një projekt për rizhvillimin.

“Po punojmë në stadiumin Flaminio, së shpejti do ta prezantojmë projektin. Immobile dhe Castellanos luajnë së bashku në vitin tjetër? Duhet të pyesni trajnerin” – Tha Lotito.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: